Arta Grubi vazhdon skandalet, ofendon rëndë gjithë shqiptarët - tetova1.com

Arta Grubi vazhdon skandalet, ofendon rëndë gjithë shqiptarët


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Mër, Tet 1, 2014





Duke tentuar të shpërlajë injirancën, dobësinë politike dhe negaskandalin e vetë me selfien qesharake, deputeti Artan Grubi ka ofenduar rëndë shoqërinë shqiptare në Maqedoni, njofton TetovaSot. Duke komentuar në një status të një artisteje, i ka quajtur shqiptarët haxhuze dhe mjeran.

“Akoma më hyjnore qenka ndjenja kur merr persipër mëkatin e të gjithë neve dhe kur frymëzon fytyrën e vërtet smirake tek shumica e atyre njerëzve që tek ty shohin çdo gjë që ata asnjëherë nuk do të janë. Ndodh që tingëlllon prepotente kjo, por patjetër të jetë ashtu për një shoqëri të tillë haxhuzake dhe mjerane që ska as guximin më të vogël të thotë PO, edhe unë gabova, por e mbulon frigën e vet duke grumbulluar fajin te dikush që ka guxim të mbart mbi supe gabimin e një pjese të konsiderueshme të shoqërisë dhe të mediave”, shkruan Grubi.

Ndryshe ditë më pare deputetja e VRMO-së kolegut të vet Grubit i tha se sikur të dinte të paktën pak historinë, z.Artan Grubi dhe të kushte të paktën pak më shumë kapacitet, horizonte njerëzore dhe kulturore si dhe të mos të ishte i kapluar me urrejtje, irredentizëm, thjeshtësi, cektësi dhe dëshirë për vetë-promovim se sa shqiptar i madh që është. Si dhe ti kishte ngjarë pak Nexhat Agollit i cili e ka dashur aq shumë shtetin tonë të përbashkët, si dhe të lexonte diçka për të, do të dinte se si ai është dukur dhe si ka vepruar dhe në ashtu rrethana, të komplikuara për të, do të ishte i vetëdijshëm se personi në përmendore para së cilës ai ka bërë fotografi, nuk është Nexhat Agolli por është Metodija Shatorov-Sharlo

Duke ironizuar më tej Grubin ajo shtoi se “Megjithatë, Grubi shumë bukur duket para përmendores dhe nuk do të përzihem në vlerësimet e tij se a është më i bukur nëse gjendet në Dardani sepse edhe në ishte në Dardani, është vendi jonë apo?” shkruan Zaturoska.

 

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net