Klube gjermane pas Husejnit të Shkëndijës (foto) - tetova1.com

Klube gjermane pas Husejnit të Shkëndijës (foto)


Kategoria: Sport / TOP LAJM

Postuar më: Mër, Tet 1, 2014





Te Shkëndija e Tetovës po rritet edhe një talent shqiptar që premton shumë. E quajnë Agon Husejni i lindur në Sion të Zvicrës më 13 maj 1998, por që për shkak të shkollimit është kthyer në Maqedoni, ndërsa prindërit i jetojnë në Zvicër. Me futboll ka nisur të merret në moshën 7 vjeçare në klubin e futbollit Sion nga Zvicra, tek të cilët ka luajtur deri në moshën 15-vjeçare. Ai luan në pozitën e mesfushorit.

“Kam lindur në Sion të Zvicrës. Atje e fillova karrierën prej futbollisti, por për shkak se jam regjistruar në Kolegjin Wilson jam kthyer në Tetovë, duke vazhduar të luaj për kadetët e Shkëndijës. Mund të them se kushtet ku stërvitemi janë shumë të mira, ndërsa falënderoj trajnerët Berat Imeri dhe ndihmësin Elbasan Munishi, të cilët punojnë në mënyrë shumë profesionale”, është shprehur për “Lajm”, Husejni.

Ai tha se që nga 2009-ta është pjesë e akademisë së futbollit në Gjermani me seli në Köln.
“Po, gjatë fazës së pushimeve të verës dhe dimrit çdo herë shkojë për stërvitje në akademinë e Kolnit. Atje secili futbollist ushtron disa role. Këtë verë tregova suksese dhe mora një ofertë që në të ardhmen të vazhdoj karrierën në Gjermani. Oferta është e hapur dhe kam mundësi që brenda këtij viti apo vitin tjetër të transferohem atje, ku një nga opsionet është Kolni, pasi në kuadër të akademisë të këtij klubi veprojnë edhe disa skuadra të tjera. Them se në çdo klub të Bundesligës 2 mund të jem titullar”, tregon Husejni, i cili thotë se idhull e ka Ronaldinhon dhe Iniestan, edhe pse tenton të ketë stilin e tij të vet.
Husejni tregoi se në muajin gusht ishte pjesë e U17 të Shqipërisë, ku ka zhvilluar përgatitje për evropianin e futbollit që do të mbahet në Maltë gjatë pranverës së ardhshme./lajm/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net