FOTO”: Tetovë,treni godet traktorin, shoferi shpëton si në film
Një traktor në Poroj është goditur nga treni që ka lëvizur në relacionin Shkup-Kër;ovë, afër kalimit “Ratajë” njoftoi zëdhënësi policisë tetovare, Marjan Josifovski. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14 e 40 minuta kur treni me numër 663 ka përplasur traktorin e llojit “Ford” të drejtuar nga M.B. (33) nga fshati Poroj. Për fat nuk ka të lënduar, sepse shoferi ka kërcyer nga traktori. Sipas informatave të para, shoferi duke kaluar hekurudhën i është fikur traktori dhe nuk ka arritur ta aktivizojë sërish.





