Ermira Mehmeti: Për të ‘shqetesuarit’ brenda BDI-së dhe për ‘privilegjet’ e mia
|
Deputetja Ermira Mehmeti u është përgjigjur shkrimit ” Ermira Mehmeti – e braktisura apo e xhelozuara e BDI-së?” nëpërmjet një postimi në facebook.
Ermira Mehmeti shkruan:
Qendrimi im ne SHBA eshte si rezultat i burses prestigjioze Fulbright, te cilen Qeveria Amerikane e ndan cdo vit per individe te dalluar per punen dhe arritjet e tyre ne shoqeri. Konkursi eshte publik, secili konkurron lirshem, ndersa fitojne me te miret! Bujrum pra, kush te doje, le ta provoje!
- Magjistratura ime ne Londer eshte realizuar ne vitet 2005-2006 - pra, ne kohen kur une nuk kam qene Deputete ne Parlament. Mbase, ‘burimi i shqetesuar’ asokohe nuk ka qene ne BDI fare, prandaj nuk i di informatat e sakta;
- Nusja e axhes tim, Drejtoreshe ne Radion e Maqedonise, eshte emerim profesional konform ligjit, dhe eshte aty jo si emerim i BDI, por nga koha kur BDI ishte ne opozite; natyrisht qe nje ‘burim’ medioker nuk do t’i dinte te dhenat e sakta;
- Vellai im, Ermali, Magjister i etnomuzikologjise, violinist i diplomuar ne Akademine e arteve ne Tirane, i specializuar ne Paris, eshte i punesuar ne Institutin e Folklorit ‘Marko Cepenkov’ ne Shkup, qysh nga viti 2005, dhe une atehere nuk kam qene deputete;
- Vellai im i famshem, pra Zamiri, eshte i vetmi anetar i Keshillit per radiodifuzion, i cili ka folur ne mbrojtje te shqiptareve, sa here qe Siteli dhe aparatciket tjere antishqiptare na kane fyer publikisht. Zamiri, pra, me i vogli, ka folur edhe kur te gjithe te tjeret kane heshtur!
Ne fund, mire do te ishte qe ‘burimet e shqetesuara’ te BDI-se te perkujdesen qe partise me te madhe e me serioze te shqiptareve te mos i ndodhin megaskandale te tipit ‘selfie me Nexhat Agollin’, te cilat, ne fund te fund, e denigrojne autoritetin e liderit tone te respektuar, z. Ali Ahmeti. Po mbase, per te hequr vemendjen nga skandalet e verteta, ‘burimet’ kane nevoje akoma te merren me mua?!
Per sa kohe BDI-ja ime e dashur merret me thashetheme dhe jo me politike, ky do te jete rezultati! E une ne Amerike kam ardhur per te mesuar eksperiencat me te mira se si ta bej partine time me te mire, me efikase dhe me te pergjegjshme. Kam ardhur per te marre eksperiencat me te mira per ti ndihmuar popullit tim.
E sa per thashethemsat- ata e kane te shkurter afatin e perdorimit.
……………………………………….
Ermira Mehmeti – e braktisura apo e xhelozuara e BDI-së?
Diçka që askush nuk mund ta mohoj as në BDI as jasht saj është përgatitja intelektuale e profesionale e Ermira Mehmetit, një kuadër që do t’ia kishte lakmi ta kishte çdo parti moderne. Zakonisht thashemnajat dridhen e përdridhen për njerëzit që kanë një un të tyre, ashtu siç po ndodhë edhe me Ermira Mehmetin, e cila, për dallim nga bashkëpartiakët e saj, megjithatë po punon diçka në ngritjen e saj intelektuale e akademike, një dimension mjaft i munguar në partitë tona. Fundja, nesër një parti politike mundet edhe të shpërbëhet, por vlerat brenda saj, siç mund të identifiukohen edhe me personalitetin e Ermirës, mbeten përt t’i shërbyer brezave të ardhshëm
Derisa ajo ishte këtu të gjithë ishin me të përveç disa “individëve” më të guximshëm, ndërsa me të ikur në SHBA, të gjithë u kthyen kundër saj dhe tanimë një kohë të gjatë çdo mbledhje të ograneve me të larta e fillojnë dhe mbyllin me Ermira Mehmetin, mëson TetovaSot nga burime partiake. .
Një numër i madh i bashkëpartiakëve të saj që janë pjesë e mbledhjeve të kryesisë kanë kërkuar që asaj ti meret mandati i deputetes dhe të mos i jepet ndonjë post i ngjashëm dhe me ndikim. Arsye për revoltën kundër Ermira Mehmetit është punësimi dhe emërimi i familjarëve të saj të ngushtë në pozicione të larta dhe tejet fitimprurëse, si dhe zhvillimi i saj personal në karierë në kuriz të partisë dhe votuesve.
Një burim i cili informoi portalin TetovaSot për këtë rast, zbulon poashtu edhe skemën e punësimeve dhe emrimeve në familjen e ngushtë të Ermira Mehmetit që në disa raste ngrit dyshimet edhe për konflikt interesi, por që sigurisht kanë shkaktuar reagime të mëdha brenda BDI-së. Ermira Mehmeti që nga mandati i kaluar, duke qenë poashtu deputete, zgjodhi vëllaun e saj, si anëtarë të ish Këshillit radiodifuziv që tani quhet Agjencioni për media, ndërsa si duket kjo nuk ka mjaftuar dhe tani atë e përgadit për zëvendës drejtor, njofton TetovaSot.
“Zamir Mehmeti tani veç ka filluar ta përgadis zyrën e zëvendësdrejtorit pasi Ermira para se të ikë në SHBA ka marë garanca nga kryetari Ahmeti se Zamir Mehmeti do të zgjidhet zëvendës drejtor i Agjencionit”, thotë burimi jonë brenda BDI-së.
Vëllaun tjetër e ka sistemuar me vendim në institutin për Trashëgimi kulturore. Nusja e axhës së Ermira Mehmetit ndërkaq është drejtoreshë në Radio Shkupin. Kulmi i shijimit të pushtetit që më së shumti ka irituar BDI-stat ka qenë ky i fundit, kur Ermira Mehmeti mori mandatin e deputetit (minimum 1000 euro në muaj) dhe shkoi në SHBA për avancim profesional-akademik ku thuhet se do të qëndrojë të paktën dy vite. Ajo ngjashëm kishte vepruar edhe gjatë mandatit të kaluar kur pasi mori mandatin në zgjedhjet e vitit 2011, u largua në Tiranë ku qëndronte edhe ish bashkëshorti i saj si zëvendës ambasador dhe më pas shfrytëzoi edhe pushimin e lindjes duke qëndruar kështu pjesën më të madhe të kohës jashtë Kuvendit.
Poashtu gjatë mandatit të kaluar Ermira Mehmeti ka futuar edhe një honorar prej 500 euro në muaj nga Ministria e Mbrojtjes si këshilltare e ish ministrit Talat Xhaferi. Ndërsa gjatë mandatit të parë si deputete ajo poashtu ka qëndruar jashtë dhe si deputete ka magjistruar në Londër ku ka qëndruar poashtu një kohë të gjatë.
Ndryshe javë më parë në adresë të TetovaSot disa pleq nga Çairi që i dhanë mbështetje maksimale Ermirës gjatë fushatës kërkuan që pagën që e mer nga tua kthej atyre sepse ajo u kish premtuar se do ti prfaqësojë ata nëse merr mandatin e deputetes, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur nga Ermira. Ajo vazhon të marë pagën edhe pse nuk është në Maqedoni.
Por, diçka që askush nuk mund ta mohoj as në BDI as jasht saj është përgatitja intelektuale e profesionale e Ermira Mehmetit, një kuadër që do t’ia kishte lakmi ta kishte çdo parti moderne. Zakonisht thashemnajat dridhen e përdridhen për njerëzit që kanë një un të tyre, ashtu siç po ndodhë edhe me Ermira Mehmetin, e cila, për dallim nga bashkëpartiakët e saj, megjithatë po punon diçka në ngritjen e saj intelektuale e akademike, një dimension mjaft i munguar në partitë tona. Fundja, nesër një parti politike mundet edhe të shpërbëhet, por vlerat brenda saj, siç mund të identifiukohen edhe me personalitetin e Ermirës, mbeten përt t’i shërbyer brezave të ardhshëm, transmeton FAKTINEWS.





