Policia ndaloi mbi 250 emigrantë afrikan gjatë shtatorit - tetova1.com

Policia ndaloi mbi 250 emigrantë afrikan gjatë shtatorit


Kategoria: Lajme

Postuar më: Die, Tet 5, 2014





Mbi 250 emigrantë ilegal nga Afganistani, Iraku, Siria dhe vendet tjera afrikane janë ndaluar nga policia e Maqedonisë.

SIpas njoftimeve të MPB-së gjatë muajit të kaluar në shumë raste janë ndaluar emigrant ilegalë kryesisht nga këto tre vende, të cilët përmes Maqedonisë kanë tentuar që të shkojnë drejt vendeve evroperëndimore.

Një pjesë e tyre menjëherë janë deportuar në vendet nga ku kanë hyrë në Maqedoni, kryesisht në Greqi, ndërsa pjesa tjetër janë strehuar në vend dhe kanë kërkuar status azili, mirëpo më pas janë arratisur nga vendi.

Dy ditë më parë janë zbuluar 10 emigrantë sirian, të cilët me një furgon po transportoheshin nga Gjevgjelia drejt Shkupit. Përveç ndalimit të emigrantëve, MPB ka ngritur kallëzime penale edhe ndaj trafikantëve të emigrantëve. Numri i tyre i arrinë një dhjetëra persona, që janë përfshirë në trafikimin e paligjshëm të emigrantëve. (INA)

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net