Imer Selmani: Përplasjet Thaçi-Sela në favor të BDI-së - tetova1.com

Imer Selmani: Përplasjet Thaçi-Sela në favor të BDI-së


imer-selmani-noa
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Enj, Tet 9, 2014





Përplasjet ndërmjet Menduh Thaçin dhe Ziadin Selës shkojnë në favor të BDI-së. Ky është vlerësimi i ish-nënkryetarit të PDSH-së, Imer Selmani.

“Partia shqiptare në pushtet do të vazhdojë të demonstrojë udhëheqjen politike. Nga ana tjetër, në mungesë reale të opozitës shqiptare me zë të fuqishëm, në fund fiasko do të ketë për vetë shqiptarët”, ka thënë Selmani, për Koha.

Sipas tij, tash pas pesë vitesh shqiptarët në Maqedoni nuk kanë nevojë për një forcë të tretë politike. Kjo, sipas tij, do të ishte vetëm një dekor i pasuksesshëm.

Ai kërkon frymë të re brenda subjekteve aktuale dhe krijimin e një force të parë dhe të vërtetë të shqiptarëve. Por këtë frymë të re ai nuk e sheh as në iniciativën e Ziadin Selës, për të cilin thotë se nuk ka një ofertë konkrete.

“Nuk mund të prognozoj se a mund të ketë sukses Ziadin Sela me iniciativën, sepse mendoj se ende është herët për shkak se kontura e profilit të njerëzve ende nuk është e dukshme. Duhet të shihen figurat, njerëzit, ekipi dhe vizioni e koncepti”, ka thënë Imer Selmani.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net