MSH: Shanset e mëdha janë se vdekja e britanikut nuk është nga Ebola, zyrtarisht pas 48 orëve
Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se të gjitha masat janë marrë për të punuar për sëmundje me rrezik të lartë.
“Shanset e mëdha janë që nuk bëhet fjalë për Ebola, por rasti është trajtuar si një rast të mundshëm të Ebola-s. Ebola përhapet në kontakt të drejtpërdrejtë me të infektuar, shkëmbimit të lëngjeve. Rreziku i mundshëm është vetëm ata persona të cilët ishin në kontakt të drejtpërdrejtë me personin e sëmurë, “tha sonte Jovanka Kostovska nga Ministria e Shëndetësisë, duke shtuar se nuk ka vend për panik.
Britaniku sot u pranua në Klinikën e Shkupit rreth orës 15, dhe vetëm pas 90 minutave ai vdiq pasi kishte gjakderdhje të brendshme dhe një temperaturë më të ulët trupore se sa është tipike për Ebola (38.5 gradë). Ai tashmë kishte tre ditë dhimbje stomaku, nuk ka kërkuar ndihmë dhe kur ai u soll në Klinikë pas lajmërimit të stafit të hotelit ku ai ishte vendosur, ai tashmë kishte një gjendje të rëndë, ku edhe vdiq.
Sipas informatave zyrtare anglezi i ndjerë ka konsumuar sasi të tepruar të alkoolit, dhe nuk asnjë informacion zyrtar se ai kohët e fundit ka udhëtuar në vendet ku ka një epidemi me Ebola.






