VIZIONE, burimi jonë i motivimit? - tetova1.com

VIZIONE, burimi jonë i motivimit?


Kategoria: Lajme

Postuar më: Enj, Tet 9, 2014





Këto ditë edhe një herë në emailin tonë zyrtar arriti një kumtesë me shkrim nga disa të rinj që nën emrin VIZIONE duan të bëjnë ndryshime dhe të motivojnë qytetarët shqiptar të Maqedonisë dhe më gjërë që të ndjekin dita ditës këtë emër pasi së shpejti do të ketë shumë risi.

Nuk ka shumë detaje se si dhe çka do të përmbajnë risitë por ata shprehen kështu “VIZIONE është duke përfunduar punët finale dhe na kanë ngelur vetë disa detaje për të ju sjellë juve një risi shumë të bukur. Këtë herë ne do të shpalosin edhe sloganin tonë të punës, e ai është “#Vizione, burim i motivimit tuaj!” Caku jonë i punës është që të ndikojmë pozitivisht juve që të ndryshoni në kahje shumë produktive jetën tuaj. Ne kemi grupë shumë të madhe njerëzish që do të ndikojnë jetën tuaj. Ata janë me profesione të ndryshme që kanë një qëllim, të ndajnë suksesin me ju dhe për ju. Na ndiqni” përfundon kumtesa e tyre, paksa misterioze.

Ne i dëshirojmë sukses VIZIONE-s dhe ju ftojmë që ti ndjekim këtu: https://www.facebook.com/VIZIONEmotivimi

 

 

 

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net