Asnjë nga haxhilerët e kthyer deri tani nuk ka simptoma të “Ebolës” - tetova1.com

Asnjë nga haxhilerët e kthyer deri tani nuk ka simptoma të “Ebolës”


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sht, Tet 11, 2014





Asnjë nga haxhilerët e ardhur deri tani nga Arabia Saudite nuk ka simptoma të sëmundjeve si kolera, malaria ose ebola.

Drejtori i Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor Xhevxhes Shaqiri tha për “Vest” se deri tani kanë mbërritur tre autobusë me haxhilerë dhe se nga bisedat me ta, si dhe kontrollet, është konkluduar se nuk kanë simptoma të sëmundjeve të rrezikshme.

Ai sqaron se në përputhje me masat për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse, miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, haxhilerët duhet të kthehen vetëm nëpërmjet vendkalimit “Deve Bair” dhe aeroportit “Aleksandri i Madh” në Shkup.

Kjo sepse ekipet mjekësore ndodhen të stacionuara në këto dy pika kalimi.

Nëpërmjet vendkalimit “Dever Bair” pritet të kthehen rreth 703 haxhilerë, ndërsa nëpërmjet aeroportit rreth 230 haxhilerë.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net