Basha: PD, avokate e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë - tetova1.com

Basha: PD, avokate e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sht, Tet 11, 2014





Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë avokate e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë. Kjo është deklarata e bërë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, gjatë takimit me kreun e BDI-së Ali Ahmeti.
Basha vlerësoi përpjekjet e bëra dhe theksoi rëndësinë që ka zbatimi me rigorozitet i Marrëveshjes së Ohrit, si një pikë garancie për stabilitetin e Maqedonisë e më gjerë.
“Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë një avokate e palodhur të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë dhe konsolidimit të demokracisë dhe integrimit euro-atlantik të vendit fqinj”, ka deklaruar Basha.
Ahmeti e informoi Bashën për situatën aktuale në Maqedoni me theks të veçantë për gjendjen e të drejtave të shqiptarëve dhe përpjekjet për të konsoliduar zbatimin e tyre, si pjesë e qenësishme e stabilitetit të Maqedonisë.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net