Naser Selmani: Për Fatmir Besimin, ‘qorrsokak’ domethënë ‘përparim’?! - tetova1.com

Naser Selmani: Për Fatmir Besimin, ‘qorrsokak’ domethënë ‘përparim’?!


Naser-Selmani-8
Kategoria: Lajme

Postuar më: Sht, Tet 11, 2014





Naser Selmani kreu i SHGM ka shkruar lidhur me Euro - Integrimet e Maqedonisë, më poshtë ju sjellim postimin e tij të plotë:

Pushteti ka humbur kontaktin me realitetin. Përmes megafonëve mediatikë qeveria ka krijuar një gjendje shizofrenike në opiniоn kur fjalët më kanë humbin kuptimin e tyre të vërtetë.

Zëvendës kryeminsitri Fatmir Besimi në një intervistë për mediat ka deklaruar se në raportin e BE-së për Maqedoninë “është konstatuar përparim në shume fusha”!

Komesari Shtefan File në prezentimin e raportit për Maqedoninë për të përshkruar gjendjen reale përdori fjalën qorrsokak. Kurrë s’më kishte shkuar mendja se fjala qorrsokak do të thotë përparim.

Në fjalorin e gjuhës shqipe, qorrsokak ka kuptimin e rrugës pa krye, gjendje pa rrugëdalje.

Sipas kësaj i bie që përparimi i zëvends kryeministrit Besimi është rrenë me bisht.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net