Volers: Maqedonia mund të pësojë si Ukraina për shkak të korrupsionit
|
Korrupsioni ështe plagë e vendeve të rajonit dhe kësaj të keqeje nuk i shpëton as Maqedonia. Ambasadori amerikan në Shkup, Pol Vollers, ka shprehur habinë për shkak të lehtësisë me të cilën janë kaluar rastet për korrupsion në Maqedoni.
“Më 2013 Komisioni për Antikorrupsion ka hulumtuar 228 raste. Vetëm shtatë persona u akuzuan, prej tyre nuk u dënua askush. Kjo do të thotë se korrupsioni në Maqedoni është e barabartë me zero dhe nuk është vetëm qesharake, por më shumë është e dhembshme”, ka thënë ambasadori Volers, gjatë një konference për korrupsionin të mbajtur në Shkup.
Ai ka thënë se korrupsioni është problem global, ndërsa as Amerika e as Maqedonia nuk janë imune ndaj këtij problemi. “SHBA-ja dëshiron që Maqedonia të ketë sukses në luftën kundër luftës kundër korrupsionit. Jemi vend mik dhe nuk duam ta shohim rastin e Ukrainës në Maqedoni për shkak të kancerit të korrupsionit”, ka paralajmëruar Volers.





