Kim Mehmeti: “Kozmopolitë”, a e kuptuat rrezikun nga “ISIS-i” sllavo-ortodoks? - tetova1.com

Kim Mehmeti: “Kozmopolitë”, a e kuptuat rrezikun nga “ISIS-i” sllavo-ortodoks?


kimmehmeti
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Mër, Tet 15, 2014





Publicisti i njohur shqiptar, Kim Mehmeti, përmes rrjetit social Facebook ka shkruar se shpreson që opinionistët “kozmopolit” shqiptarë, ta kuptojnë se çfarë do të thotë të jetosh me shekuj i rrezikuar nga “ISIS-i” sllavo-ortodoks.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Mehmetit:
“Shpresoj se pas asaj që panë e dëgjuan në stadiumin e Beogradit, disa nga opinionbërësit ‘kozmopolit’ të Tiranës - e të cilët njëzet vite me radhë nuk ia dilnin ta kuptonin nga i gjithë ai ‘primitivizëm nacionalist e antisllav’ i neve shqiptarëve nga kjo anë e kufirit - mbase më në fund e kanë kuptuar se çdo të thotë me shekuj të jetosh i rrezikuar nga ‘ISIS-i’ sllavo-ortodoks, që hapur e çdokund tregon se e pëlqen vetëm shqiptarin e vdekur!”

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net