MASH-it i duhen edhe disa ditë për përdorimin e gjuhës shqipe - tetova1.com

MASH-it i duhen edhe disa ditë për përdorimin e gjuhës shqipe


Kategoria: Arsim / TOP LAJM

Postuar më: Mër, Tet 15, 2014





Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) i është përgjigjur edhe zyrtarisht portalit Tetova1.com në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe në uebfaqen zyrtare të digasterit që udhëhiqet nga Abdylaqim Ademi. “Versioni shqip i faqes së internetit të MASH është në përfundim dhe këtyre ditëve do të lëshohet në përdorim. Dëshirojmë t’ju informojmë se faqja bëhet e re dhe se versioni aktual do të zhduket” thuhet në përgjigjen e MASH.

Fillimisht versioni i ri i faqes do të jetë vetëm në gjuhën shqipe dhe maqedonas, ndërsa më pas edhe në anglisht.

Ministrisë të Arsimit i u deshëm më shumë se 100 ditë dhe presioni mediatik i bërë nga portali tetova1.com që të ndërmjer ndonjë hap për versionin shqip të uebfaqes zyrtare, kur dihet se një gjë e tillë mund të bëhet për periudhë një mujore.

Kujtojmë se Abdylaqim Ademi është kritikuar edhe nga subjekte të ndryshme për komunikimin vetëm në gjuhën maqedonase. Reagime të tilla kanë ardhur edhe nga Komuna e Strugës.

/Tetova1/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net