Taseva: Korrupsioni kulturë e sjelljes në Maqedoni - tetova1.com

Taseva: Korrupsioni kulturë e sjelljes në Maqedoni


Kategoria: Ekonomi

Postuar më: Mër, Tet 15, 2014





Kryetarja e Transparency International Maqedoni, Slladjana Taseva theksoi sot se pajtohet me deklaratën e ambasadorit amerikan Paul Wohlers se është qesharake por edhe trishtuese ajo që në Maqedoni në vitin 2013 asnjë person nuk është dënuar për korrupsion.

“Vërtet është për keqardhje që nuk kemi asnjë të dënuar për korrupsion sepse ne kemi problem serioze me korrupsionin dhe që është e nënvizuar në raportet ndërkombëtare. Të gjithë themi se kemi problem me korrupsionin. Së paku duhet të kemi 7 persona të dënuar për këtë vepër penale. Nuk duhet ta anashkalojmë këtë problem dhe ta fshehim jo-efikasitetin e institucioneve për tu përballur me këtë dukuri”, deklaroi Taseva.

Ajo tha Komisioni për Antikorrupsion ka për detyrë të ndjekë personat që janë për momentin ën qeveri dhe duhet kjo të jetë prioritet e jo të merren me ish funksionarët.

Në Transparency International Maqedoni për dy vite kanë arritur më shumë se 1.300 ankesa nga qytetarët për korrupsion. (INA)

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net