Maqedoni, Pacienti më i ri që mori goditje në tru është 15 vjeç
Në Maqedoni ka rritje të numrit të pacientëve që marin goditje në tru. Kufiri i moshës po ulet, ndërsa shkaqet janë të shumta, mes të cilëve janë mënyra e jetesës dhe faktorët e rrezikut të cilët duhet të evitohen.
Një popullatë shumë e re, posaçërisht gra në periudhë të shtatzënisë janë të rrezikuar me dukurinë e problemeve me qarkullimin në tru.
Pacienti më i ri me goditje në tru është në moshë 15-vjeçare.
Drejtori i Klinikës për neurologji, Igor Kuzmanovski, tha se në institucion shëndetësor që ai drejton, brenda ditës ka më shumë se dhjetë pacientë me goditje në tru.
Ai theksoi se çdo ndryshim i kushteve atmosferike çon në rritjen e numrit të pacientëve me goditje në tru dhe probleme me qarkullimin në tru.








