Rexhepi: Më mirë të vdiset për Maqedoni, sesa për Siri
Xhihad është kur qytetari, besimtari vihet në mbrojtje të atdheut. Çfarë atdheu i atyre njerëzve është Iraku, çfarë ardheu është Siria, në qoftë se janë nga Maqedoinia, atëherë atdheu i tyre është Maqedonia. Në qoftë se duhet të vdiset, të vdiset për Maqedoni, thotë kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi për bisedën për Evropa e Lirë.
Lidhur me atë se kush është përgjegjës të pengojë shkuarjen e të rinjve në luftëra të huaja Rexhepi tha se askush nuk ka konsultuar ata.
“Disa prej tyre që kanë shkuar atje, me siguri këtë e kaë bërë fshehurazi. Me siguri kanë menduar se nëse vijnë të konsultohen me ne, nuk do të marrin mbështetjen tonë dhe të kenë bekimin e BFI-së. Çfarë kërkojnë njerëzit tanë atje, pa marrë prasysh kush janë. {farë i lidh ata? Absolutisht nuk i lidh asgjë”, ka thënë ai.
Sipas tij, çdo bashkësi tjetër fetare, përveç asaj Ordodokse trajtohet e diskiriminuar, pasi nuk kemi trajtimin e njëjtë, “neve nuk shikohemi si duhet nga ana e shtetit edhe në sferën e arsimit, institucionet eduKative-arsimore…”.
VIDEON mundet ta shihni në linkun në vazhdim:






