Afrim Gashi: Politika është punë serioze, dhe me të duhet të merren njerëz serioz - tetova1.com

Afrim Gashi: Politika është punë serioze, dhe me të duhet të merren njerëz serioz


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Mar, Tet 21, 2014





Njëri nga themeluesit e lëvizjes politike ‘BESA’, Afrim Gashi, në intervistën për televizionin Telma ke theksur ndër të tjera se kjo nismë fillimisht do të angazhohet për shtet të barabartë në Maqedoni.

Gashi ka shtuar se përgatitjet për këtë lëvizje knaë zgjatur më shumë se dy vite.

Ai ka paralajmëruar se bërthama e lëvizjes politike të ardhshme të cilin e përbëjnë intelektualë të rinj, me të kaluar të pasur, janë njerëz të respektuar në mjediset ku jetojnë, dhe që nuk kanë bagazh të harxhuar politik.

“Politika është punë serioze, dhe me të duhet të merren njerëz serioz, intelektual e të pastërt”, ka thënë Gashi.

Tutje Gashi ka shtuar se formula e BESA është: Autentik - sepse lind nga nevojat vendore; Autokton - sepse lind e krijohet nga kapacitetet vendore; Autonom - sepse është krejtësisht i pavarur! Dhe se për këtë çështje ka guxim dhe vizion për t’i çuar përpara

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net