Të dielën do të flemë një orë më shumë - tetova1.com

Të dielën do të flemë një orë më shumë


Kategoria: Lajme

Postuar më: Mar, Tet 21, 2014





Të dielën e kësaj jave do të zgjohemi të gjithë një orë më vonë. Kjo, sepse rikthehet ora diellore dhe akrepat do të lëvizin 60 minuta prapa.
Në orën 2 të natës, në mes 29 dhe 30 tetorit, ora do të ndërrohet, ndërkohë që në shumë shtete të botës tashmë po përllogariten se sa janë kilovatët e energjisë së kursyer, që prej 26 marsit 2011 kur hyri në funksionim ajo që njihet si “ora e ligjshme”.
Ndryshimi i orës më parë në Evropë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të shtrihet gjerësisht nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike. Si ligj evropian, ndryshimi i orës në këtë rajon u vendos në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.
Norma evropiane vendosi në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora shkon një orë pas); që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit.
Kjo sepse, në muajt prill dhe tetor, dita zgjat më shumë dhe kështu kursehet më shumë energji elektrike.
Ndërrimi i orës e ka fillesën kur Benjamin Franklin hodhi idenë e kohës që ndjek diellin, e në këtë mënyrë kursehet edhe energjia.
Në atë kohë ideja nuk ishte shumë e përhapur sepse kursimet ishin realisht të pakta. Por një shekull më vonë, (viti 1907) teoria u hodh sërish nga britaniku William Willet dhe në 1916-tën në Britani u votua lëvizja e akrepave një orë përpara gjatë muajve të verës.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net