ONE dhe VIP shkrihen në një kompani - tetova1.com

ONE dhe VIP shkrihen në një kompani


Kategoria: Ekonomi / TOP LAJM

Postuar më: Mër, Tet 22, 2014





Operatorët celular VIP dhe ONE do të shkrihen në një kompani të vetme. Në një komunikatë nga Grupi “Telekom Austria” thuhet se austriakët do të posedojnë 55% të pjesëmarrjes në kompaninë e re, si dhe do të kenë kontroll të plotë mbi entitetin e sapokrijuar. Ndërsa “Telekom Slloveni” do të mbajë 45%. Marrëveshja, po ashtu, përfshin opsione për blerjen dhe shitjen nga “Telekom Slloveni” nga investimi i përbashkët në afat prej 3 vitesh nga përmbyllja e bashkimit. Mbyllja e transaksioneve pritet të finalizohet nga mesi i nëntorit, kur edhe do të publikohen më shumë të dhëna. Po ashtu, shkrirja është objekt i aprovimit nga ana e institucioneve kompetente në Maqedoni, dhe transaksioni pritet të mbyllet në tremujorin e parë të vitit 2015-të. ONE është operatori i tretë celular për nga madhësia në Maqedoni, me pjesëmarrje në treg prej 23.6% dhe me rreth 528 mijë shfrytëzues. Në vitin 2013-të, ONE arriti të ardhura prej 75,5 milion euro dhe fitim prej 14,4 milion euro. ONE posedon edhe platformën televizive “BOOM” dhe rrjetit digjital përmes të cilit transmetojnë televizionet në vend.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net