Reagimet e mediave evropiane pas vendimit kontraverz të UEFA-së
Vijnë reagimet e para edhe nga mediat evropiane pas vendimit kontraverz të UEFA-së për ndeshjen e ndërprerë, Serbi – Shqipëri. Kanë ardhur edhe reagimet e para të medieve ndërkombëtare me t’u publikuar vendimet e UEFA-së për ndeshjen e ndërprerë, Serbi – Shqipëri. “UEFA legjitimoi dhunën dhe racizmin”, është titulli më kuptim plotë që vjen nga mediat italiane, si Toscana News. “Serbi shpërblehet me fitore”, raporton televizioni britanik, ITV. “Serbisë iu dha fitorja, por i humbi pikët”, titullohej shkrimi te Sport24. “UEFA e butë për serbët”, vijnë titujt nga Kroacia. “Vendimi i UEFA-së, të gjithë humbës”, ka qenë porosia nga La Gazzetta Dello Sport. “Serbia shpërblehet me fitore për dhunën në ndeshje të Euro 2016”, raporton BBC.






