Të plagosurit në Kondovë jashtë rrezikut për jetë
Asnjëri prej të plagupsurve në zënkën e mbrëmshme në një kafene në Kondovë nuk është në rrezik për jetë, kanë njoftuar zyrtarët e MPB-në.
Zyrtarisht MPB-ja ka njoftuar se në këtë zënkë janë përfshirë katër persona, tre prej të cilëve kanë qenë iniciatorë, ndërsa njëri është gjetur në vendin e ngjarjes.
“Pas të shtënave, tre prej tyre janë dërugar në Qendrën Klinike, ndërsa që të tre janë jashtë rrezikut për jetë”, ka njoftuar MPB.
Njëri prej të plagosurve është dërguar në Spitalin e Qytetit “8 shtatori”, tek i cili janë konstatuar lëndime të rënda trupore.






