Arrestohet “krimineli” turk në Maqedoni - tetova1.com

Arrestohet “krimineli” turk në Maqedoni


Kategoria: Kronikë

Postuar më: Die, Tet 26, 2014





Një shtetas turk, i cili kërkohet nga Interpoli, është mundur të arrestohet në Maqedoni.

Mediet maqedonase mësojnë se shtetasi turk është person me precedent penal dhe dyshohet për tregti me drogë, transmeton Zhurnal.

Në momentet e arrestimit, turku posedonte dokumenta të rreme dhe sasi të madhe floriri.

Mësohet se në momentet e arrestimit, shtetasi turk shoqërohej nga i biri.

Ka dyshime të forta se turku ishte udhëheqës i një grupi kriminal, që ishte marrë me tregtinë e drogës.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net