BDI reagon lidhur me incidentin e së premtes në Kondovë të Shkupit - tetova1.com

BDI reagon lidhur me incidentin e së premtes në Kondovë të Shkupit


bdi_logo5001_639741011
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Die, Tet 26, 2014





Bashkimi Demokratik për Integrim, përmes një komunikate, shpreh keqardhje për incidentin e të premtës mbrëma në një kafiteri në fshatin Kondovë të komunës së Sarajit, gjatë të cilit u lënduan katër persona.

“Njëkohësisht, Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh keqardhje të thellë edhe për mënyrën e informimit dhe transmetimit tendencioz të lajmit për këtë incident nga mediat në vend të cilat paragjykuan padrejtësisht se incidenti ka ndodhur në hapësirat e subjektit tonë politik në këtë komunë gjatë një mbledhje partiake”, thuhet në kumtesë.

Të premtën mbrëma, siç thuhet në kumtesën e partisë, e strukturat e BDIsë nuk kanë zhvilluar asnjë aktivitet partiak në Saraj, por as mbledhje të degës së Sarajit ose të ndonjë Këshilli Vendor në kuadër të kësaj dege, ndërsa të përfshirët në këtë incident nuk janë pjesë e strukturave të zgjedhura në degë ose në ndonjë nga këshillat vendor të degës respektive.

Gjithashtu, shtojnë, se ky incident nuk ndërlidhet në asnjë mënyrë me procesin zgjedhor brenda strukturave të Bashkimit Demokratik për Integrim në këshillat vendor dhe degën e Sarajit.

“Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet partner i denjë i mediave në vend, por ky bashkëpunim duhet të ketë si parakusht përgjegjësinë shoqërore edhe tek gazetarët dhe mediat të cilët duhet të demonstrojnë profesionalizëm dhe korrektësi në ushtrimin e punës së tyre”, thuhet në fund të kumtesës.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net