Naim Alili: Turp për ty, o Ali Ahmeti! - tetova1.com

Naim Alili: Turp për ty, o Ali Ahmeti!


Kategoria: PLUS / TOP LAJM

Postuar më: Mar, Tet 28, 2014





Naim Alili ish ushtar i UCK-së ka shkruar një letër në fb-n e tij personal, ku publikisht pyet liderin e BDI-së ku është drejtësia që ia kishte premtuar.

“Ka 7 vite që kur më premtove drejtësi, kur do të vijë ajo drejtësi? Në shtëpinë time ma kë dhënë premtimin, o Ali Ahmeti. Unë jam prind i 4 fëmijëve, por jetën e jap për atdhe, isha edhe i plagosur, ndërsa sot burgjeve dhe jo vetëm unë por edhe shumë ish luftëtarë tjerë, të cilët ende plagët i kanë të hapura. Turp i madh Ali Ahmeti! Kudo në botë luftëtarët kanë fituar drejtësinë, por jo edhe këtu”, shkruan ish luftëtari Alili.

Naim Alili më tej shkruan se ka edhe shume gjëra tjera për ti thënë,në emër të drejtësisë dhe si komandant i vijës së parë të frontit, duke mos e anashkaluar kontributin e dhënë për atdhe.

“tetova1.com” - Në rubrikën “eReporter” do të publikohen të gjitha informatat, tekstet, fotot dhe videot që na dërgojnë lexuesit e portalit “tetova1.com” ose postimet që bëhen nga individ ose persona publik në rrjetet sociale dhe që kanë të bëjnë me një dukuri që prek interesat e shoqëris ku jetojm. Emaili [email protected], dhe faqja “tetova1″ në facebook është në shërbimin tuaj. Na shkruani.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net