Çfarë ajri do të thithë Tetova këtë dimër? - tetova1.com

Çfarë ajri do të thithë Tetova këtë dimër?


Kategoria: Lajme

Postuar më: Enj, Tet 30, 2014





Asociacioni qytetarë MOST sot në Tetovë organizon debat në temë “Çfarë ajri do të thithë Tetova këtë dimër?”, në kuadër të projektit “Parlamenti mobil”.

Qëllimi i ngjarjes është që përmes komunikimit të shihen arsyet për ndotjen e ajrit në Tetovë dhe të gjenden zgjidhje të duhura.

Në debat do të flasin deputetët nga Njësia zgjedhore 6, ndërsa janë paraparë fjalime edhe të përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale dhe të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net