Tetovë, qytetarët kundër vendimit për mos-mbylljen e Jugohromit - tetova1.com

Tetovë, qytetarët kundër vendimit për mos-mbylljen e Jugohromit


jugohromi4
Kategoria: Lajme

Postuar më: Sht, Nën 1, 2014





Pas vendimit të Qeverisë për mos mbylljen e fabrikës së Jugohrmoit, e cila konsiderohet si ndotësi më i madh i ajrit, tetovarët paralajmërojnë protesta masive para Qeverisë dhe bllokimin e rrugëve. Aktivistët e OJQ-së ‘Eco Guerilla’ shprehen të revoltuar nga premtimet e partisë shqiptare në pushtet për mbylljen e ndotësit më të madh të ajrit në Pollog.

“Nuk u befasuam aspak nga kjo sepse nuk është hera e parë që premtimi nuk u mbajt, është keq të thuhet por u mësuam me këto mashtrime dhe gënjeshtra. Ne fillimisht do duhet të presim nga ministri i ekologjisë dhe nga deputetët e zonës që na premtuan se do zgjidhet kjo çështje, se çfarë ndodhi sepse ata u zotuan se do kryhet ky problem, dhe pasi të kemi një prononcim nga ata ne do të organizohemi”, tha Arianit Xhaferi - Kryetar i NGO “Eco Guerila”.

Kryetari i OJQ-së ‘Eco Guerilla’ tha se deputetët e BDI-së Ejup Rustemi dhe Xhevat Ademi kanë premtuar se do të mbyllet Jugohromi, në të kundërtën ata do ti bashkëngjiten protestave të qytetarëve.

“Minimumi që ata mundë të bëjnë dhe duhet të bëjnë, nëse edhe familjet e tyre jetojnë në Tetovë ata duhet ti bashkohen protestës, sepse ata fuqi tjetër nuk kanë”, u shpreh Arianit Xhaferi - Kryetar i NGO “Eco Guerila”.

Qytetarët shprehen të revoltuar dhe të zhgënjyer, pasi vlerësojnë se Qeveria duhej të ndërmerrte masa për të parandaluar ndotjen e mëtejme të ajrit dhe jo të merr vendim për mos mbylljen e Jugohromit.

“Kjo nuk është mirë, nuk është mirë, duhet me marrë masa patjetër, ne nuk e marrim vesh ama pengon, ajo është si ai mikrobi”.

“Qeveria duhet me marrë masa, jo vetëm kjo edhe mbeturinat rrinë pa i marrë”.

Këshilli iniciues i protestave tashmë disa herë kishte kërkuar nga Qeveria që ti japë fund manipulimeve me e opinionin dhe të punësuarit në Jugohrom, pasi sipas tyre tashmë dhjetë vjet kanë mundur të vendosin filtrat kundër ndotjes. Grimcat e dëmshme PM10, vazhdojnë të jenë më të larta se norma e lejuar.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net