Gënjeu policinë se ishte ndaluar nga Garda e Iliridës - tetova1.com

Gënjeu policinë se ishte ndaluar nga Garda e Iliridës


gardaeilirides
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Die, Nën 2, 2014





Një denoncim që alarmoi policinë doli të ishte një “shaka pa kripë”. Një person ka njoftuar MPB-në se në hyrje të fshatit Hasanbeg, ishte ndaluar nga dy persona me uniforma të zeza, me mbishkrimin shqip “Polici” në shpinë dhe me doreza ku shkruhej“Iliridë”, si dhe të armatosur me pushka automatike.

Denoncuesi i kish thënë policisë se dy personat ishin prezantuar si policë të Iliridës dhe i kishin kërkuar kartën e identitetit, që më pas të largoheshin në drejtim të fshatit Haracinë.

Megjithatë, pas bisedës që inspektorë të lartë të policisë kishin zhvilluar me denoncuesin, është konstatuar se denoncimi kishte qenë i rremë dhe se kanë qenë shkaqet personale që kishin shtyrë personin ta bënte këtë njoftim në linjën 192.

Ndaj tij do të ngrihet kallëzim për denoncim të rrejshëm.

Këto ditë, në disa medie shqipe, u publikua lajmi i dyshimtë për formimin e një Garde të Policisë së Iliridës.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net