Xhelal Neziri: “T’dhefsha n’shtet” - tetova1.com

Xhelal Neziri: “T’dhefsha n’shtet”


xhelalneziri
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Hën, Jan 5, 2015





Analisti Xhelal Neziri, nervozën e tij sonte e ka shprehur në Facebook me çrast ka komentur mbi jetën në shtetin e poshtër – Maqedoninë. Sipas tij nuk jetohet kurë kemi një kryministër të zgurgulluar, profesorë të hutuar,politikanë të korruptuar.

“A jetohet në një shtet me kryministër të zgurgulluar, ministër arsimi të katapultuar, profesorë të hutuar, politikanë të korruptuar, pushtetarë të lazdruar e egërsuar, opozitarë të paorganizuar, popull të frikësuar e të varfëruar, biznesmenë të paformuar me snobizëm të shtuar, libra të pabotuar, gazetari të zhbiruar dhe me borxh të papaguar?, – pyeti i zhgënjyer pasi mbylli gazetën e mbushur përplot me ngjarje të pazakonta.

– Veç Tatari e merr vesh se çka po ndodh te ne dhe me ne!, – u dëgjua një përgjigje nga banakieri.
– Unë jam Tatari, por as unë s’mund t’i bie në fije kësaj pune, – tha një i panjohur duke përzier çajin në qosh të kafenesë”, shkruan Neziri

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net