Sot Gruevski për Krishtlindje qëndroi në Tetovë (FOTO)
Besimtarët ortodoksë festojnë sot Lindjen e Krishtit, festën ndër më të rëndësishmet të këtij komuniteti.
Me këtë rast kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski zgjodhi Tetovën për të marë pjesë në manifestimin që u zhvillua në kishën “Shën Kirili dhe Metodij”.
Një ditë më herët, besimtarët e fesë ortodokse festuan Buzmin.
Karakteristikë e kësaj feste është se ajo kalohet në shtëpi, me familjen, pas riteve fetare në kishë në mesnatë, kur besohet të ketë qenë koha e lindjes së Krishtit.
Me rastin e Krishtlindjeve, në vendin tonë sot është ditë jopune për të gjithë qytetarët, pa dallim feje.
Krishtlindjet ortodokse festohen në të gjitha vendet ku jetojnë pjesëtarët e komunitetit ortodoks.
/tetova1/




