Mirlinda ka nevojë për ndihmë
Ndonëse është e bija e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), familja e Mirlinda Krasniqit nuk po arrin që t’i sigurojë të ardhurat mujore për ilaçet e së bijës.
E bija e Muzafer Krasniqit vuan nga tumori në kokë. Për tretmanin e sëmundjes së saj nevojiten 500 deri në 600 euro në muaj, ndërsa të ardhurat të cilat arrin t’i sigurojë familja e saj nuk shkojnë më tepër se 100 euro për një muaj.
Mirlinda është nga Kosova, megjithatë familjarët e sajë nëpërmjetë portalit Tetova1.com kërkojnë ndihmën e bashkëkombasve të tyre nga Maqedonia, me qëllim që të mund ti kundërvihen tumorit të bijës së tyre.
Të gjitha ata që dëshirojnë t’i dalin në ndihmë Mirilindës, këtë mund ta bëjnë përmes kësaj xhirollogarie: ProCredit Bank 1171152289000163, Kosove.




