Humb jetën i riu nga Gostivari në aksident trafiku në Itali
Një banor i Gostivarit ka humbur jetën sot në Itali, pas një aksidenti të tmerrshëm rrugor. Bëhet fjalë për 24 vjeçarin Driton Beshiri nga fshati Sanakos, i cili ka vdekur pas një përplasje të makinës së tij “Mercedes 200” me një kamionë. Aksidenti ka ndodhur të shtunën në orën 8.30, ndërsa i riu ka luftuar pothuajse një ditë për të mbijetuar, por nuk ja ka dalë pasi që plagët të marra nga aksidenti kanë qenë të rënda ndërsa sot ka ndërruar jetë, raportojnë mediat italiane.
Mercedisi i tij sipas medieve Italiane ka kaluar në trajektoren tjetër të rrugës ku edhe ka ndodhur përplasja me kampionin, transmeton Shprehja. /tetova1/







