Nuset shqiptare e rrisin natalitetin në Makedonski Brod - tetova1.com

Nuset shqiptare e rrisin natalitetin në Makedonski Brod


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Hën, Jan 19, 2015





Fshati Kosova në Makedonski Brod është njëri prej fshatrave malor të rrallë ku po rritet nataliteti. Thuajse të gjithë të rinjtë janë të martuar dhe kanë ka dy ose tre fëmijë. Nataliteti ka filluar të rritet kur beqarët maqedonas nga fshati Kosova, kanë gjetur gra nga Shqipëria.

I tillë është rasti edhe me Boge Mickoski i cili tash i ka tri fëmijë. Theksoi se këtë shembull duhet ta marrin edhe fshatrat tjera.

“I sugjerojmë që edhe ata të shkojnë në Shqipëri ose në shtete tjera dhe të gjejnë gra. Vajzat prej atje dëshirojnë që të vijnë këtu, vetëm duhet që të shkoni atje dhe t`i merrni”, theksoi Boge Mickoski, banor i fshatit Kosova për RTVM.

Për shkak të rritjes së numrit të fëmijëve, komuna pas njëzet viteve po e ristarton dhe rinovon shkollën. Deri tani nxënësit kanë mësuar në një fshat tjetër. Komuna e ka ndihmuar rritjen e natalitetit edhe me masa tjera.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net