PDSH: Shqiptarët e Tetovës dhe Gostivarit në “Dhoma Gazi” - tetova1.com

PDSH: Shqiptarët e Tetovës dhe Gostivarit në “Dhoma Gazi”


pdsh-logo-flamur
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Mër, Jan 21, 2015





Politika e gabuar e kësaj qeverie VMRO-BDI reflektohet edhe në segmentin më të ndejshëm siç është shëndetësia. Varfëria, mospërkujdesja, neglizhenca gjithë këto janë faktor që në mënyrë direkte apo indirekte ndikojnë në shëndetin e qytetarëve e veçmas te shqiptarët.

Janë shqetësuese rastet dhe shifrat alarmante të sëmurëve nga sëmundjet e ndryshme përfshirë këtu edhe rritjen e numrit të aborteve, jo vetëm ne Tetovë por edhe në vendbanimet tjera ku jetojnë shqiptarët, për të cilën mungon një analize e hollësishme dhe transparencë për faktorët që ndikojnë në paraqitjen e këtyre rasteve.

Si pasojë e kësaj politike të mbrapshtë, gjendja e spitaleve në vendbanimet shqiptare, në veçanti gjendja e spitalit “Klinik të Tetovës” i cili përveç emrit s’ka asgjë të përbashkët me klinikat e mirëfillta.

Gjendja bëhet ende më dramatike në Tetovë, duke pasur parasysh ndotjen e ajrit nga ana e “Jugohromit”. Nga statistikat zyrtare ndotja e ajrit është alarmante ku tejkalohet kufiri i lejuar disa dhjetëra here.

Për interesa të ndryshme politike, mbase edhe korruptive tolerohet helmimi i banorëve të Tetovës dhe të pollogut në tërësi. Ndotja e ajrit me përmasa të tilla shqetësuese shkakton rritjen e dukshme të numrit të sëmurëve nga sëmundjet e traktit respirator, kancerogjene, kardio-vaskulare e kështu me radhë.

Edhe një herë bëjmë thirrje që urgjentisht të merren masa për ndërprerjen e këtij helmimi masiv të shqiptareve në Tetovë dhe rrethinë, që asocojnë në dhomat e gazit.

Është i dhimbshëm fakti që përgjegjësi direkt për helmimet, është ministri i BDI-së i cili jo që s’ndërmerr asgjë, por përkundrazi me heshtjen e tij miraton të njëjtën, gjë që tregon paaftësinë dhe nënshtrimin e tij të plotë, ku si pasojë e këtij vasaliteti helmohen jo vetëm gjeneratat e tashme, por edhe gjeneratat e ardhshme me pasoja të paparashikueshme.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net