Hashim Thaçi takoi Ali Ahmetin në spital - tetova1.com

Hashim Thaçi takoi Ali Ahmetin në spital


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Enj, Jan 22, 2015





Pas takimit të djeshëm me Ilir Metën edhe takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçin lideri i BDI-së sot e kreu në spital.

“Sot prita edhe bashkëveprimtarin nga kohërat e hershme dhe bashkëluftëtarin, z. Hashim Thaçi, Zv. Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Kosovës.

Duke falemnderuar Hashimin për vizitën, shpreh mirënjohje edhe për të gjithë miqtë dhe dashamirët që shprehën shqetësim për shëndetin tonë dhe ju njohtoj që unë dhe vozitësi jemi mirë dhe njëkohësisht falemnderoj edhe stafin e shkëlqyer të Qendrës Klinike të spitalit të Tetovës për kujdesin”, - shkruan Ahmeti në rrjetin social FB.

Sikurse zyrtarët nga Tirana, edhe Hashim Thaçi kërkoi përshpejtimin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

“Sot jam këtu në një vizitë edhe private, miqësore, por edhe zyrtare, për ti uruar z. Ahmeti shërim të shpejtë, shëndet, jetë të gjatë, në kthimin e marrjes së përgjegjësive institucionale dhe politike në afirmimin e të drejtave të shqiptarëve… Sa i përket Marrëveshjes së Ohrit mendoj që është duke u implementuar, por gjithmonë, dëshirë e gjithëve është që të rritet, të forcohet kjo dinamikë e implementimit, në mënyrë që të respektohet në tërësi”, theksoi Hashim Thaçi, Ministër i Jashtëm i Kosovës.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net