Të etur pranë ujit të pijshëm. Këtë fat të keq po e përjetojnë tetovarët, të cilët në ditën ndërkombëtare të ujit vazhdojnë të kenë mungesë të ujit. Dy dekada pas fillimit të ndërtimit të ujësjellësit në Tetovë dhe shumë premtimeve politike se i njëjti do të ndërtohet shpejtë, Ndërmarrja Publike Komunale njofton se projekti është para përfundimit dhe se në shtator Tetova do të ketë ujë për pije.
“Është 300 metra në pyetje nga vitet paraprake që janë bë që duhet të intervenohet në gypa dhe shpresoj me përmirësimin e kohës do kalohet edhe ajo dhe ka filluar faza për të gjitha procedurat në sistemin e filtrimit. Në bazë të të gjitha të dhënave që ne disponojmë shpresojmë se shtatori do jetë datë kur do kemi një linjë të re me plus 200 litra ujë në sekondë në Tetovë”, tha Xhelal Ceka, drejtor i NPK Tetova.
“Dhe përderisa komuna dhe ministria edhe kësaj radhe premtojnë se ujësjellësi së shpejti do të përfundojë banorët nga ana tjetër shprehen skeptik se sivjet do përfundoj ujësjellësi ndërkohë që, kërkojnë nga institucionet që të vetëdijesohen dhe mos ti lenë tetovarët që edhe për shumë vite radhazi të kërkojnë ujë për pije”.
Banorët, të zhgënjyer nga mosrealizimi i premtimeve të deritanishme, shpehin dyshime lidhur me realizimin e tij.
“Besoj se duhet ta bëjnë, nëse nuk janë vetëdijesua deri në këto momente që kjo popullatë ka nevojë për ujë atëherë gabimet janë shumë të mëdha edhe pse janë deri më tani. 50 vite ne në vazhdimësi kërkojmë ujë”.
“Jo jo jo, edhe vitin e ardhshëm pale a do e bëjnë”.
Përndryshe, Tetova ka rreth 300 litra ujë në sekondë, por megjithë këtë restrikcioni i ujit ndodh nga ora 1 e mesnatës deri në 4 e gjysmë në mëngjes, që sipas ndërmarrjes, ka të bëjë jo me mungesën e ujit, por me keqpërdorimin e tij.
TOP LAJME Tetova e etur pranë ujit, në shtator përmbyllet problemi
