Dramë e vërtetë është zhvilluar mbrëmë rreth orës 22 në Shkup, kur në shtëpinë e 60 vjeçarit O.SH dhe 31 vjeçarit M.SH. janë future dy dhunues. Sipas të dhënave të policisë sulmuesit janë R.R. dhe vajza e tij I.R., të cilët i kanë sulmuar me thikë dhe me shkop druri. R.R dhe I.R. janë arrestuar prej policisë, kurse O.SH. dhe M.SH. me veturë të urgjencës janë transferuar në Qendrën Urgjente në Shkup.
Babait i janë konstatuar tri plagë me thikë në stomak dhe tri në gjoks, prandaj gjendet në rrezik jete, kurse djali i tij është therë në këmbë. Shkak për këtë incident është se M.SH. e ka ndërpre lidhjen e dashurisë me vajzën e personit R.R., respektivisht me motrën e I.R.
