Ja çfar shkruan EuroSport për kombëtaren e Shqipëris

Paraqitja e jashtëzakonshme e kombëtarës shqiptare ndaj asaj franceze, pavarësisht humbjes në çastet e fundit, vijon të jetë në vëmendje të medias botërore sportive.

Përkundër qasjeve dyshuese dhe shpërfillëse në nisje të këtij kampionati europian, thuajse njëzëri flitet tani vetëm pozitivisht për përfaqësuesen e Shqipërisë, skuadrën që i ka befasuar të tërë me atë çfarë ka treguar në fushë.

Në këtë linjë është dhe Eurosporti, që në faqen e vet elektronike, në artikullin “7 të vërteta”, kur vjen puna për kuqezinjtë e fillon kështu: “Shqipëria i përket këtij niveli”. Duke i referuar kësisoj nivelit të Europianit.

Dhe me rreshtave shkruhet: “Ngjitja e jashtëzakonshme e Shqipërisë në rangjet e futbollit europian është vetëm reflektim i pozitës ku shteti ballkanik gjendet sot si një vend futbolli. Kundër pritësve, ata ngjanë tërësisht si të ishin në shtëpi; nëse jo në gjendje për t’u matur me Francën kokë për kokë, së paku në gjendje për ta bërë këtë përballje të denjë për këtë turne të madh.”

LEXO: Reagojnë mediat serbe, ja çfarë shkruajnë për humbjen e Shqipërisë (Foto)

“Mbrojtësit Ansi Agolli dhe Elseid Hysaj, i fundit në radarin e Arsenalit, ishin dinamikë dhe dilnin përpara tërë mendim, duke mos e harruar faktin se është disiplina mbrojtëse që e ka çuar ekipin kaq larg. Në krahë, Ermir Lenjani dhe Andi Lila luajtën sikur të dilnin në stadiumin ‘Velodrome’ çdo javë, dhe ashpërsia në mesfushë e Ledian Memushajt u përgëzua me aventurizmin e tij në posedim.”

“Shqipëria mund të marrë udhën për në shtëpi pas së dielës, por kjo nuk do të jetë hera e fundit që ne i shohim ata në këtë stad…