Rumunia e quan Shqipërinë “Shqipëria B”, ndërsa Zvicër “A”│FOTO

E përditshmja sportive rumune “Pro Sport” ka publikuar një artikull në lidhje me duelin e radhës kundër Shqipërisë, i fundit në kuadër të Grupit A në “Euro 2016”.

Por, në të nuk bëhet fjalë për një parashikim të zakonshëm të ndeshjes.

“Pro Sport” e konsideron duelin e Rumanisë me Shqipërinë si një “Shqipëri B”, duke aluduar se ekipi A ishte ai i Zvicrës, që ka gjashtë futbollistë me origjinë shqiptare.

“Tani duhet të mendojmë në mënyrë cinike si Jordanesku.

E ndalëm Shqipërinë A me një pikë dhe të dielën shkojmë drejt kualifikimit me Shqipërinë B”, shkruhej dje në artikullin e “Pro Sport”, në një shkrim dedikuar shanseve që kanë rumunët për kualifikim.