“Aleanca për Shqiptarët” merr pjesë në takimin me Ahmetin, BESA vendos sonte

Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së, Arben Taravari konsideron se ideja e Aleancës për Shqiptarët ka qenë se nëse i fitojnë zgjedhjet e 11 dhjetorit, t’i ftojnë gjithë partitë politike dhe së bashku të formojnë një strategji për veprimet e mëtejshme politike.

Taravari tha se Ahmeti i fitoi zgjedhjet e 11 dhjetorit, dhe nëse ka një ftesë të tillë, koalicioni “Aleanca për Shqiptarët” do të marrë pjesë në takim.

Ndërkohë, ditë më parë nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, nuk e konfirmoi një pjesmarrje për një takim të tillë por edhe nuk refuzoi.

“Po, është e vërtetë se kemi pranuar ftesën e z.Ahmeti. Ai na ka ftuar përmes telefonit dhe jo në formë të shkruar.

Sonte do të kemi mbledhje të kryesisë qendrore dhe do të vendosim se a do të marrim pjesë në takimin e thirrur nga kreu i BDI-së”, ka thënë nënkryetari i Lëvizjes BESA.