Edi Rama mbrëmjen e sotme ka folur për televizionin francez në lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët e Maqedonisë. Në një nga pyetjet që i ka bërë gazetarja është përfundimi në të cilin ka arritur Rusia se Rama po ndez flakën e Shqipërisë së madhe, por në këtë rast shqiptarëve të Maqedonisë iu drejtua si një minoritet në atë shtet.
Ju folët vetë për fuçi baruti, në fakt në Maqedoni ka një krizë olitike që po zgjat qysh prej dy
vjetësh dhe Rusia ju akuzon se po favorizoni minoritetin shqiptar. A nuk po rindizni ju flakën e Shqipërisë së Madhe, është kjo akuza që ju bëjnë rusët dhe a keni frikë se mos po nxirrni rrezikun e një lufte në rajon?
Së pari në Maqedoni nuk ka një minoritet por një entitet shqiptarësh që bashkë me entitetin maqedonas krijojnë shtetin e Maqedonisë.
Ka më shumë se 35% shqiptarë në Maqedoni pra nuk është një minoritet dhe e vetmja gjë që
shqiptarët e Maqedonisë kërkojn e nënshkruar nën udhëheqjen euroamerikane dhe të gëzojnë liri e të drejta të barabarta si qytetarë.
Kjo është e thjeshtë, s’ka lidhje me Shqipërinë e Madhe sepse ne duam një Europë të madhe dhe jo një Shqipëri të madhe në Europë.
