Mourinho bëhet bashkë me yllin e Arsenalit

Mesut Ozil mund të përfundoj në Manchester United në fund të këtij edicioni

Paraqitjet jo të mira dhe mos vazhdimi i kontratës me Arsenalin, kanë bërë që shumë skuadra të interesohen për Mesut Ozil.

Sipas Daily Mirror, tashmë në garë për gjermanin është edhe Manchester United, pasi lojtari pëlqehet shumë nga Jose Mourinho, i cili për tre vite kishte punuar me të në Real Madrid.

Ozil po ashtu kërkohet edhe nga Real Madrid, Barcelona dhe PSG.