Kjo është baza “Jasen” nga ku Ivanov u tha se do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme (Video)

Ky është rezervati malor dhe baza e njohur ushtarake “Jasen” nga koha e ish-Jugosllavisë, e cila gjendet në periferi të Shkupit. Javorja “Fokus” shkroi se nga kjo bazë presidenti Gjorgje Ivanov do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe do të nis me operacionin e arrestimeve të siç thuhet “puçistëve”, kryesisht nga opozita maqedonase, informon INA.

Ky rezervat ka bunkerë special, për strehimin e mbi 100 vetave, ku siç mësohet janë dërguar pajisje të nevojshme dhe ushqime. (INA)