Adnan Neziri nga LR-PDSH-ja do të jetë zv/ministër i Financave, mëson portali TetovaSot. Ky dikaster sipas marrëveshjes mes Aleancës dhe BDI-së do ti takojë LR-PDSH-së edhe pse zyrtarisht nuk mësohen ndarjet e resoreve mes shumicës parlamentare.
Nga burime brenda partiake mësohet se Neziri e ka pasur përkrahjen më të madhe të anëtarësisë, ku edhe Ziadin Sela ka vendosur që të dërgojë si zv/ministër i Financave
Neziri ka qenë kryetari i parë i degës së Tetovës në LR-PDSH, dhe njeriu i parë i cili mori guxim për të hapur partinë e Selës në Tetovë bashkë me disa anëtarë tjerë, ku aktualisht është anëtar i Kryesisë Qendrore të LR-PDSH-së
Ndryshe Adnan Neziri ka qenë edhe shef i Financave në Komunën e Tetovës në periudhën 2009-2013 i cili njihet si ekspert i kësaj fushe.
