Ministri i ri i Shëndetësisë, Arben Taravari vizitën e tij të parë si ministër e realizoi sot në Spitalin e Tetovës.
Ai në konferencë për media në spitalin e Tetovës, ka theksuar se nuk është e rastësishme vizita e tij në Spitalin e Tetovës, dhe se do të fillojë me reforma rrënjesore që qytetarët të marrim shërbime ma të mira të mundshme.
Ai poashtu ka zuluar edhe këshilltarin e tij të parë, dhe ai është kardiohirurgu më i mirë në nivel të Evropës, Omer Xhemaili nga Tetova.
“Qendra Klinike e Tetovës ka rëndësi të madhe, kjo do të jetë një prej katër Qendrave Klinike në Maqedoni, dhe planifikoj të bëjë investime më të mëdhaja si ministër, normalisht brenda asaj që kemi mundësi. Sot do të bisedojmë me drejtorin e Spitalit të Tetovës, dhe do të shohim se cilat janë kërkesat e tyre, dhe çfarë unë mund të bëjë që sa më shpejt t’i realizoj, me të vetmin qëllim që qytetarët ta ndjejnë ndryshimin që ka ndodhur në Ministrinë e Shëndetësisë”, theksoi Taravari.
