Si u bë Duraku ministër ?!

55

Sadulla Duraku është zgjedhur për ministër, pas shumë zënkave dhe garës së ngushtë mes disa kandidatëve nga komuna e Likovës dhe Kumanovës. Siç mëson INA nga burime partiake, kjo çështje ka ngritur debate dhe tensione në nivel të kryesisë qendrore, kur janë diskutuar kandidaturat. Në lojë kanë qenë disa kandidatë, por më pas për të prerë këtë çështje është ngritur Duraku dhe ka thënë se ai do të shkojë ministër. “Kanë qenë dy emra në lojë, që deri tani kanë qenë ministra, nuk dua tia përmendim emrin. Ka pasur rezerva në këtë drejtim dhe preferenca të ndryshme për dy kandidatët, andaj Duraku është çuar në këmbë dhe ka thënë se ai do të bëhet ministër”, theksoi për INA, një zyrtar i BDI-së. (INA)