Flamur Musaj, djali i Sadik Musajt, i vrarë pas luftës në Kosovë, përmes një shkrimi ka thënë se ata që e vranë dhe që tradhtuan babain e tij mos të flenë të qetë.
Ai po ashtu ka shkruar se babai i tij, Sadiki, kishte shkuar tek babai i Ramush Haradinajt, Hilmia, për te pyetur për vëllain e tij, Sinanin.
“Baba (Sadiki) për të sqaruar dhe për të kerkuar vellavin e tije që deri at’here nuk dihej gja përveç që janë arreshtuar nga ushtaret e Ramush Haradinaj, Së bashku më disa pleq (Njerz të moshuar) nga Strellci shkuan në Gllogjan të familja e tyre për të pytur për vellavin e tijë dhe aty doli Hilmia (baba i tyre) dhe i ka than Sadikut dhe Pleqeve të Musajve se ai nuk dinë gja për ketë rast dhe sapo të kthehen djemet do ti pyese dhe do te tregojm cka dim”, ka shkruar Flamuri.
Ai më tej ka bërë të ditur se Ramushi me 60 vetë të tjerë e rrethuan shtëpinë e tyredhe kërkuan që të gjithë të dilnin në oborr dhe të mos tentonin të bënin gjë, pasi sipas rrëfimit të Flamurit, aty të gjithë ishin të rrethuar.
