Kryetari i PSK-së, Aleksandar Jabllanoviq është arrestuar në Leposaviq në afërsi të një pompe derivatesh.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës veriore, Besim Hoti.
Hoti ka thënë se Jabllanoviq është shoqëruar në polici së bashku me bashkëshorten tij.
“Incidenti ka ndodhur në mes të një grupi ku i përfshirë ka qenë Aleksandar Jabllanoviq, ende nuk kemi informacion se për çfarë janë ngatërruar. Në vend të ngjarjes është gjetur një armë e cila dyshohet se i përket personit në fjalë. Nuk ka pasoja e as lëndime nga ky incident”, ka thënë Hoti për lajmi.net.
Sipas tij, të dyshuarit përfshirë edhe Aleksandar Jabllanoviq,kanë qenë nën ndikim të alkoolit.
