Osmani: Të qëndrojmë së bashku në luftën kundër terrorizmit

Zv.kryeministri për eurointegrime Bujar Osmani e ka dënuar sulmin e mbrëmshëm terrorist të ndodhur në Londër.

“Dënoj fuqishëm sulmin e djeshëm terrorist në Londër. Lutjet dhe ngushëllimet e mia janë për viktimat dhe familjarët e tyre. Duhet të qëndrojmë së bashku në luftën kundër terrorizmit”, është shpehur kështu zv.kryeministri Osmani.