Aksident në Shkup, lëndohen 8 pjestarë të njësisë speciale (Foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në bulevardin “Partizania” në Shkup, kur një makinë e tipit “Audi” me targa të Shkupit me shpejtësi të madhe i ka prerë rrugën një automjeti të policisë.

Si pasojë kanë ngelur të lënduar 8 pjesëtarë të njësisë për ndërhyrje të shpejtë, të cilët me ndihmën e shpejtë janë dërguar në klinikat e Shkupit.

Patrulla e policisë po kthehej për në stacion policor pas festimeve që ishin në sheshin e Shkupit, për fitoren e Vardarit si Kampion evropian në hendboll.

SHARE
Previous articleMoti sot në Maqedoni
Next articleBetimi i Taravarit